Lezhë/Gjendet i riu në në mes të rrugës, me plagë të rënda, dyshime se ka rënë nga një lokal

Një djalë i ri është gjetur me plagë të rënda në mes të rrugës.

Bëhet fjalë për një 22-vjeçar shkodran, i cili është gjetur në mes të rrugës në Lezhë.

Ai është sjellë me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia e Lezhës/ Informacion paraprak

Rreth orës 06:05, salla operative e Policisë së Lezhës është njoftuar nga spitali rajonal i Lezhës, se në afërsi të rrethrrotullimit të Shëngjinit, është marrë me autoambulancë, i dëmtuar në kokë, shtetasi G. B., 22 vjeç.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 22-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një lokali në vendin ku është gjetur i dëmtuar.

Ky shtetas është transportuar në Spitalin e Traumës dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Publikuar nga Publik Media