E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lirohet Mirlinda Karçanaj, Gjykata e Lartë zbut masën e sigurisë
Lajme

Lirohet Mirlinda Karçanaj, Gjykata e Lartë zbut masën e sigurisë

Gjykata e Lartë i ka hapur derën e lirisë Mirlinda Karçanaj, emrit që prej vitesh përmendet në skandalet me miliona euro të teknologjisë dhe tenderave publikë. Nga “arrest shtëpie”, Karçanaj tashmë kalon në një masë qesharake “detyrim paraqitje”, ndërsa shqiptarët vazhdojnë të paguajnë faturën e aferave që fundosën paratë publike.

Pas zhurmës për milionat e zhdukura në kontrata dhe servera, drejtësia vendosi t’i lehtësojë jetën ish-shefes së AKSHI-t: mjafton të paraqitet dy herë në muaj te policia dhe të mos dalë jashtë Shqipërisë pa leje. Kaq. Për pjesën tjetër, dera duket e hapur.

Ndërkohë që qytetarët numërojnë skandalet e njëpasnjëshme me tenderat e shtetit, figura kyçe e dosjes po del gradualisht nga izolimi. Një tjetër sinjal që “peshqit e mëdhenj” në Shqipëri rrallëherë përfundojnë duke vuajtur realisht pasojat.

Në të njëjtin vendim, Gjykata la në fuqi masat për Erjon Ismaili dhe Gëzim Hoxha, ndërsa për Karçanajn u vendos formula klasike shqiptare: nga dosjet me miliona euro… te firma dy herë në muaj.

Vendimi është ekzekutuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërsa opinioni publik sheh edhe një herë sesi dosjet e bujshme zbehen sapo kalojnë muajt dhe emrat e fuqishëm fillojnë të marrin frymë lirisht.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.