E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lista e të huajve më të rrezikshëm në SHBA, mes tyre edhe shqiptarë
Bota

Lista e të huajve më të rrezikshëm në SHBA, mes tyre edhe shqiptarë

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS) ka publikuar listën e parë zyrtare të të huajve më të rrezikshëm të arrestuar nga Shërbimi i Imigracionit dhe Doganave (ICE), në kuadër të operacionit të nisur nga administrata e Presidentit Donald Trump për deportime masive.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni përqendrohet tek personat me dosje të rënda kriminale, ndërsa DHS thekson se “po nis goditjen e emigracionit të paligjshëm duke filluar nga më të këqijtë e më të këqijve”.

Mes të arrestuarve, autoritetet amerikane kanë përfshirë katër shtetas shqiptarë:

  • Vasil Vukaj, i dënuar për vrasje – arrestuar në Kaliforni.

  • Florjan Delija, i dënuar për sulm fizik – arrestuar në Nju Jork.

  • Adush Muçaj, i dënuar për sulm – arrestuar në Jutah.

  • Marian Makai, i dënuar për vjedhje, sjellje të parregullt dhe kërcënime terroriste – arrestuar në Kaliforni.

Po ashtu, në listën e ICE përfshihen edhe dy kosovarë: Nikollë Lleshaj dhe Besart Hoxha.

Autoritetet amerikane bëjnë me dije se prioritet i operacioneve mbeten individët me rekorde kriminale dhe ata që paraqesin rrezik për sigurinë publike. Faza e dytë e deportimeve pritet të nisë në javët dhe muajt në vijim, duke përfshirë një numër edhe më të madh të personave të rrezikshëm.

SHBA publikon listën e kriminelëve të huaj më të

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.