E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lista zyrtare/ 2 gra e 14 burra në garë për kreun e Policisë së Shtetit
Lajme

Lista zyrtare/ 2 gra e 14 burra në garë për kreun e Policisë së Shtetit

Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka publikuar listën zyrtare të kandidatëve që kanë aplikuar për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Sipas njoftimit zyrtar, në këtë garë janë gjithsej 16 kandidatë, mes të cilëve edhe dy gra. Emrat janë publikuar sipas rendit alfabetik, pas përfundimit të afatit për dorëzimin e shprehjeve të interesit dhe dokumentacionit përkatës.

Kandidatët që synojnë drejtimin e institucionit më të lartë të policisë janë: Afrim Tafa, Alfred Çepe, Arjanit Arapi, Ejona Gurbardhi, Elidon Çela, Gentian Berberi, Gentjan Shehaj, Idajet Faskaj, Lorenc Panganika, Neritan Nallbati, Pëllumb Seferi, Rebani Jaupi, Saimir Boshnjaku, Skënder Hita, Suela Sulkaj dhe Tonin Vocaj.

Procesi i përzgjedhjes do të kalojë në disa faza verifikimi dhe vlerësimi. Fillimisht, një komision i posaçëm do të shqyrtojë dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për të verifikuar nëse plotësohen kushtet ligjore të përcaktuara për këtë pozicion.

Pas këtij verifikimi paraprak, kandidatët që përmbushin kriteret do të thirren në seanca dëgjimore përpara komisionit, ku do të prezantojnë gjithashtu platformën e tyre për drejtimin e institucionit.

Në përfundim të këtij procesi, komisioni do të hartojë renditjen përfundimtare të kandidatëve dhe do t’ia paraqesë atë ministrit të Brendshëm për vendimmarrje.

Procedura për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policia e Shtetit bazohet në ligjin nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit” si dhe në udhëzimin përkatës që përcakton rregullat dhe kriteret e aplikimit për këtë funksion të rëndësishëm në strukturat e sigurisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.