E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Listat e deputeteve, kapitali dhe demokracia!
OP-ED

Listat e deputeteve, kapitali dhe demokracia!

Kreshnik  Osmani

Miq demokrate dhe ju socialiste te zhgenjyer prej listave te deputeteve te mbushura plot me biznesmene. Kjo ne fakt tregon se ne vazhdojme te gjithe, te majte e te djathte, te kemi mendesi te prapambetur komuniste. Nuk ka dicka qe quhet barazi, ne realitetet e sotme. Ne fakt nuk ka patur barazi kurre ne kete bote. Amerika qe eshte Amerike, ka kohe qe sa degjon per zgjedhjet ke te besh me Trump-ë, Bush-ë e Clinton-ë. Demokracia eshte nje histori kapitalesh, fuqie, klanesh boterore e familjesh te medha. Here pas here ajo toleron per te krijuar preçedentin e lirise dhe te suksesit nga asgjeja siç ishte rasti i Obamës.

Paraja dominon boten dhe ajo e komandon ate. Paraja e ka bere kete qe ne kohen e njeriut te pare kur bijte e Adamit nisen konkurencen e fuqishme se kush e ka perkrahjen e Qiellit, derisa u finalizua me nje krim monstruoz brenda familjes ku Kabili vrau vellain e tij Habilin vetem se njerit prej tyre iu pranua kurbani prej Zotit dhe tjetrit te lig jo. Pra ne thelb te gjithe ne kemi patur nje vella te madh me tendenca te poshtra kriminale te cilin e ka sjelle ne kete bote nena dhe babai yne i pare Adami dhe Eva. Varet se cili prej nesh i ngjan atij. Ne fakt ky ishte nje krim per arsye dominance, xhelozie dhe konkurence.

Duhe te mesohemi me faktin se paraja ne menyre te drejtperdrejte apo indirekte drejton boten. Rasti me i fresket ishte ai i Emmanuel Macron, presidenti aktual i Frances, i cili nga nje njeri qe vinte nga sektori bankar u gjend ne maje te Shtetit Francez pa kurrefare aksioni ne tregun politik francez. President pa asnje deputet ne parlament. Dikush (nje grup) vendosi ta ngreje lart dhe u ngrit. Keshtu ka ndodhur edhe me keta tanet ketu. Te gjithe keta bilbilat qe kendojne ne tv dhe qe po bejne karriere sot edhe pse kane ardhur nga hiçi dhe nga familje pa asnje histori kapitali, pa kurrefare aksioni kulturor a financiar, jane te investuar nga klane te caktuara nderkombetare qe kane interesat e tyre financiare ne rajon. Sic eshte rasti Soros-Rama-Veliaj-Mazniku-Fuga e kompania e Mjaftit etj te cileve tashme u eshte bashkangjitur zyrtarisht kreu i Opozites Basha bashke me prurjet e Çilit nga UET. Tashme ata kontrollojne zyrtarisht te majten dhe te djathten ne Shqiperi. Berisha, lideri autoritar i PD do ta kete lejuar kete skeme djathtas ose sepse do te kete marre garanci te medha per te dhe te afermit e tij. Ose sepse gatuan fshehurazi diçka qe e ka ne mendje vetem ai dhe ndonje tek LSI-ja per t’i bere Rames ate qe nuk e ka imagjinuar kurre dhe as e ka pare neper endrra.

E thene me ndryshe paraja ka dominuar dhe dominon gjate gjithe historise se njerezimit dhe ajo ka prodhuar elitat politike ose luften dhe konfliktin boteror politik. Politiken e Jashtme te SHBA-ve e drejtojne korporatat gjithashtu. Nje i varfer pa histori aristokracie mund te ngrihet lart, vetem kur konjukturat politiko-ekonomike vendosin per kete dhe kjo ndodh gjithashtu per arsye te llogarive. Nje anonim behet dikushi vetem nese ai i sherben me aftesite e tij te veçanta kapitalit dhe per kete mos kini asnje dyshim. Synimi yne duhet te jete qe te ndertojme nje Shtet te Ligjit dhe te se Drejtes ku mbizoteron kultura qytetare dhe ajo e ligjit dhe ku te gjithe te ndershmit dhe te aftet te kene te drejten per te nisur garen te barabarte me njeri-tjetrin dhe te pa diskriminuar. Te aftit te mos i pritet rruga prej debileve dhe servileve sepse eshte ligji ai qe vendos dhe jo fuqia.

Kemi nevoje per pakez shpirt, qe te prodhoje intelekt te paster jo shtazeror, qe te prodhoje pakez qytetari, qe te prodhoje pakez njeri, qe te prodhoje pakez humanizem. Vetem keshtu mund te ndertojme Shtetin ku kombinohet e drejta e te pasurit per t’u pasuruar ndershem dhe per ta gezuar pasurine e tij. Ku te rritet numri i anetareve te shtreses se mesme qe kalojne tek te pasurit. Ku rritet numri i shtreses se varfer qe kalojne tek shtresa e mesme dhe ku pafuqia dhe vobektesia, semundja, invaliditeti etj kane institucionet e tyre qe perkujdesen per minimumin jetik dinjitar te ketyre shtresave. Perndryshe kapitali eshte ai qe vendos. Per kete mos te kete askush dyshim. Ne Shqiperi ky eshte nje mision shume i veshtire, por jo i pamundur, sepse Republiken e Re dhe ate e te vjetren tashme i dirigjon zyrtarisht, e njejta dore!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.