Lori, Grida e Luizi, me buzëqeshje të ngrirë. Këtë herë, botoksi është protesta dhe SPAK-u!
Publikuar nga Andi Myrta
Anulimi i një feste nuk është sakrificë kombëtare. As ndërprerja e një spektakli nuk është certifikatë solidariteti. Respekti për protestuesit matet me hapësirën që u jep zërit të tyre, me pyetjet që i bën pushtetit dhe me të vërtetat që pranon të transmetosh.
Këtu fillon prova për Top Channel. Nëse ndryshon vetëm programacioni, ndërsa qëndrimi editorial mbetet po ai, atëherë publiku po sheh një operacion imazhi. Por kur zemërimi në rrugë trajtohet si krizë marrëdhëniesh me publikun, ketu kemi perseri “griderim, regjim dhe krim”
Dhuna ndaj bizneseve te Top-Channel nuk fiton legjitimitet nga zemërimi. Por as Top-channel nuk fiton besueshmëri duke e reklamuar një mbrëmje pa muzikë si akt heroizmi.
Solidariteti kushton kur të detyron t’i kërkosh llogari pushtetit. Anulimi i festës është pjesa e lehtë, dhe, sidomos kur kjo lidhet me humorin pa humor te Lorit qe do te jete te Hene ne SPAK per lidhjet e Top-channel me Ergys Agasin.
Protesta nuk ka nevojë t’i ndalni të qeshurat. Ka nevojë të mos i mbytni zërin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



