E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lubonja: Ben Blushi është Magyari i Shqipërisë!
Lajme

Lubonja: Ben Blushi është Magyari i Shqipërisë!

Një debat i drejtpërdrejtë dhe me tone të forta është zhvilluar në emisionin “Studio 24”, ku analisti Fatos Lubonja dhe ish-deputeti Ervin Salianji ndanë qëndrime të ndryshme mbi alternativat politike dhe figurat që mund të sfidojnë pushtetin aktual.

Gjatë diskutimit, Lubonja solli një krahasim me figurën e Peter Magyar, duke theksuar se në realitetin shqiptar një rast i ngjashëm ka ekzistuar më herët. Ai përmendi Ben Blushin si një figurë që ka artikuluar kritika të forta ndaj qeverisë së Edi Ramës, por që nuk arriti të përkthejë këtë në mbështetje elektorale:

“E di kush është Magyar i Shqipërisë? Ben Blushi, sa vota mori? Me partinë e tij Libra pretendonte të merrte pushtetin nuk mori asnjë deputet. Që sulmonte Ramën për gjëra serioze, siç flet ti sot. Më thuaj pse nuk mori asnjë votë”, u shpreh Lubonja.

Nga ana tjetër, Salianji e orientoi debatin drejt problemeve të brendshme të Partia Demokratike, duke theksuar se sfida kryesore lidhet me mënyrën si funksionon përballja politike në vend dhe me balancat e pushtetit:

“Mes 2 bandave që përplasen, banda që është në pushtet ka epërsi. Ka jo vetëm pjesën e banditëve, influencën në institucionet. E vetmja mënyrë është të bëjmë antimodelin, një parti me alternativë, të bëjmë një parti me gjuhë tjetër, me demokraci, ta bashkojmë.

Ka një problem me fituesit në atë parti. Nëse është punë bandash, Shqipërisë i intereson të jem unë kryetar sepse i kontrolloj unë sipas Berishës”, tha Salianji.

Debati nxori në pah jo vetëm dallimet në interpretimin e figurave politike, por edhe sfidat më të gjera që lidhen me ndërtimin e një alternative të besueshme opozitare në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.