Lubonja: Donald Lu më tha se Rama, Berisha, Meta do futen në burg
Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka bërë deklarata të forta, ku ka zbuluar një bisedë të zhvilluar vite më parë me ish-ambasadorin amerikan në Shqipëri, Donald Lu, në kohën kur po miratohej reforma në drejtësi.
Sipas Lubonjës, diplomati amerikan kishte shprehur bindjen se Sali Berisha dhe Ilir Meta do të përfundonin në burg, çka sipas tij do t’i hapte rrugën integrimit evropian të Shqipërisë. Ai shtoi se, në atë bisedë, Lu kishte pohuar se më pas radha do t’i vinte edhe kryeministrit Edi Rama.
Lubonja ka theksuar se reforma në drejtësi u përdor si fasadë për të krijuar një perceptim të rremë për drejtësi dhe progres, ndërkohë që, sipas tij, pas saj fshihej një mekanizëm për shkatërrimin e opozitës dhe përqendrimin e pushtetit. Ai shtoi se parashikimet e bëra nga ambasadori amerikan nuk janë realizuar, ndonëse kanë kaluar më shumë se pesë vite.
“Kemi pasur një periudhë kur kemi pasur opozitë më të fortë, kemi pasur president më të pavarur, kemi pasur institucione që kontrollonin njëri-tjetrin. Me atë që ka ndodhur me atë që ka thënë OSBE që është krijuar një parti shtet, që ka futur krimin në zgjedhjet elektorale, në këto kushte Edi Rama është shumë më i fortë dhe ka marrë drejtësinë në dorë.
Prova që dha opozita e re, Shehaj e Lapaj, që nuk ndiqen më, nuk e ka fajin Saliu. Me këtë pakënaqësi të madhe që ka populli, votat do të transferoheshin tek ata.
Rama ka qenë mjeshtri për të shitur demokracinë dhe për t’u lidhur me kriminelët. Paradoksi qëndron në faktin se kur u bë reforma në drejtësi pyetja ishte nëse do bëhej e pavarur dhe nëse do ishin amerikanët pas.
Pra, le të bëjmë një reformë në drejtësi, që këta e marrin si një ecje përpara, në letra, dhe në disa arrestime, të fusim disa kryeministra që kanë bërë korrupsion por në të vërtetë ne mbrohemi nga këta dhe shkatërrojmë opozitën. Pra në fasadë të bëjmë drejtësinë dhe prapa kësaj të bëjmë padrejtësi.
Unë këto muhabete i kam bërë me ambasadorin amerikan. Futen dy, Saliu dhe Meta, Shqipëria futet në Evropë. Dhe në fund më tha se do t’i vijë radha dhe Ramës. Madje më tha kur do vëmë bast se do të ndodhë për një ose 2 muaj. Por kanë kaluar më shumë se 5 vjet,” tha Lubonja gjatë emisionit “Kjo Javë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



