E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Luksi i Mirlinda Karçanajt që habiti dhe GJKKO-në
Flash

Luksi i Mirlinda Karçanajt që habiti dhe GJKKO-në

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është rikthyer në qendër të debatit publik pas deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama, i cili e mbrojti sërish përballë kabinetit qeveritar dhe deputetëve socialistë.

Rama akuzoi drejtësinë dhe mediat se po e ngarkojnë me pretendime të pabazuara, duke theksuar se Karçanaj nuk zotëron pasuri luksoze dhe se prej vitesh jeton në një banesë me qira.

Megjithatë, në kontrast me këtë narrativë, të dhëna të publikuara nga PolitikONsugjerojnë se në një nga paraqitjet e saj në GJKKO, veshja dhe bizhuteritë që mbante ish-drejtoresha janë vlerësuar të kalojnë shumën prej 10 mijë eurosh.

Kjo nuk ka mbetur pa i rënë ne sy të pranishmëve në sallë.

Sipas të njëjtave burime, kjo shumë do të ishte e mjaftueshme për të mbuluar qiranë e banesës së saj për rreth një vit, nëse ajo e paguan pasi hetimet mund të zbulojnë dhe pronarin e vërtetë të banesës ku ajo deklaron se banon me qira dhe do të duhet të japë shpjegime të tjera pastaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.