Mali i Zi/ samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, shkak tragjedia në Maqedoninë e Veriut

Samiti i paralajmëruar i liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor i planifikuar të mbahet këtë javë në Shkup, është anuluar për shkak të tragjedisë në Koçan.

Takimi i liderëve të rajonit ishte planifikuar të mbahet më 19 dhe 20 mars në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, ku liderët do duhej të diskutonin me bashkëbiseduesit nga BE planin e rritjes dhe perspektivën e pagesave të para nga kjo pako financiare.

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm (16 mars), pas një zjarri të madh në një diskotekë në Koçan mbetën të vdekur të paktën 59 persona ndërsa u plagosën 155 të tjerë.

Zjarri në klubin e natës shpërtheu pasi shkëndijat e mjeteve piroteknike, të përdorura për efekt ndriçimi, ia vunë flakën çatisë, thanë autoritetet.

Rreth 500 njerëz ndodheshin në klubin e natës kur zjarri shpërtheu teksa bendi ADN po përformonte.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, tha se 20 prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë.

Më shumë se 20 prej të lënduarve dhe tre të vdekur janë nën moshën 18-vjeçare, sipas ministrit të Brendshëm, Pance Toskovski.

Disa pacientë u dërguan për mjekim në Bullgari, Serbi dhe Greqi, thanë autoritetet.

Publikuar nga Publik Media