E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mallkimet e Monika Kryemadhit për zgjedhjen e Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës
Lajme

Mallkimet e Monika Kryemadhit për zgjedhjen e Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës

Ja si u kryqëzuan në SPAK rrugët e miqve të dikurshëm

Monika Kryemadhi ka qenë sot në qendër të vëmendjes së lajmeve në Shqipëri. Edhe pse ka mohuar të gjitha akuzat e Prokurorisë së Posaçme, zonja Kryemadhi nuk e fshehu një gabim që e pranon vetë: përzgjedhjen e Erion Veliajt si kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

“Bashkë me Edi Ramën punuam pas shpinës së Ilir Metës. Caktuam Erjon Veliajn kandidat për Bashkinë e Tiranës. Mu thaftë goja edhe dora,” tha ajo, duke pranuar para gazetarëve se në celularin e sekuestruar nga SPAK në shtëpinë e nënës së saj kishte mesazhe me Ramën, të cilat vërtetojnë bashkëpunimin e tyre në kohët kur qeverisnin së bashku dhe vendosën kandidaturën për Tiranën. Kryemadhi ka qenë ndër kritiket më të ashpra të projektit të inceneratorit të Tiranës dhe e ka akuzuar Veliajn si përgjegjësin kryesor për këtë aferë të ashtuquajtur “afera e shekullit”. Shigjetat e saj janë drejtuar më së shumti ndaj Veliajt, ndoshta edhe për faktin se ai, i përzgjedhuri i saj, e ka luftuar Kryemadhin në mënyrë sistematike vitet e fundit.

Për ironi, edhe Veliaj është aktualisht nën hetim nga SPAK për çështjen e inceneratorit të Tiranës, si dhe për pasurinë e tij dhe të familjes. Kjo na çon të mendojmë se ish-miqtë e dikurshëm dhe armiqtë e sotëm, mes marrëveshjeve dhe konflikteve të shumta ndër vite, kanë tani një pengesë të përbashkët: SPAK-un. Kjo strukturë ka sot përgjegjësinë të tregojë qartësi dhe vendosmëri në vendimet e saj, pa u ndikuar nga mesazhet dhe nga mënyra aspak normale se si është bërë karriera politike në Shqipëri. Është e domosdoshme që të vendoset drejtësi, që të paktën e ardhmja e këtij vendi të mos përcaktohet në mënyrë të padenjë dhe banale, por të shkojë drejt një shoqërie që meriton më shumë se kaq!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.