Manjani: Ato qeveri që i vrasin njerëzit me shëndetësi jetojnë edhe më gjatë
Vdekatarët që kanë mbetur në këtë vend, i ftoj të mendojnë se:
Ka dallim ndërmjet vrasjes së njerëzve në protestë politike nga vrasja e tyre për mungesë ilaçesh, nga ilaçet e skaduara ose shërbimi shëndetësor çnjerëzor.
Këta të fundit janë padyshim më shumë në numër. Vriten ngadalë e çdo ditë, ashtu pa zhurmë.
Të vrarët nga shëndetësia e keqe dhe shumë e keqe mund të jenë edhe jo protestues…
Të vrarët nga shëndetësia duhet të paguajnë për vdekjen. Të vrarët për politikë vriten falas.
Qeveritë e masin suksesin e tyre me mënyrën se si i vrasin njerëzit. Ato qeveri që i vrasin me shëndetësi jetojnë më gjatë. Madje votohen më shumë në shenjë respekti për mënyrën “e butë” të vrasjes.
Natyrisht qeveritë që vrasin me zhurmë për politikë nuk pëlqehen, nuk votohen… Urrehen. Madje për ato bëhen edhe filma.
Ky është dallimi në të cilin jetojmë të gjithë në luftë me vdekjen dhe, në kërkim të rrugës më pa zhurmë…
*****
Herët a vonë do i ndodhë secilit prej nesh…
Qoftë pa dhimbje të paktën!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



