E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manovra, zbulohet sesi po përgatitet Arlind Qori të futet në Kuvend
Lajme

Manovra, zbulohet sesi po përgatitet Arlind Qori të futet në Kuvend

Redi Muçi, deputet i Lëvizjes Bashkë, ka folur lidhur me procesin e zgjedhjes së kandidatit për Bashkinë e Tiranës, duke theksuar se kjo çështje do të vendoset nga Këshilli Koordinues i Lëvizjes Bashkë.

Gjatë një interviste për Euronews, Muçi nuk përjashtoi mundësinë që vetë ai të jetë kandidati për kryetar bashkie, ndërsa në rast se kjo do të ndodhë, vendi i tij në Parlament do t’i jepet kryetarit të Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorit.

“Në momentin që do të shpallet data e zgjedhjeve, atëherë edhe ne do të dalim me kandidatin tonë, që mund të jetë kushdo prej nesh. Nuk është detyrimisht që do të jetë Arlind Qori, mund të jem edhe unë, por edhe dikush tjetër si Mirela Ruko, Jani Marka, ka një sërë figurash që mund të ishin të denja për kandidaturë për kreun e Bashkisë së Tiranës.

Do të diskutohet si strategji brenda Lëvizjes Bashkë dhe unë, sigurisht, do t’i bindem vendimit të kolektivit. Nëse unë do të jem kandidati i përzgjedhur, vendin tim në parlament do ta zërë Arlind Qori, i cili është i dyti në listë”, u shpreh deputeti Redi Muçi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.