E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mateo shpërthen ndaj Big Brother, bëhet “pishman” shumë shpejt
Lajme

Mateo shpërthen ndaj Big Brother, bëhet “pishman” shumë shpejt

Fitorja e Selinit në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Albania” ka ndezur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar as akuzat dhe pakënaqësitë nga ish-banorë dhe ndjekës të formatit.

Mes zhurmës së krijuar online, ka reaguar edhe Mateo, i cili nuk e ka fshehur irritimin e tij ndaj rezultatit final. Përmes një postimi në Instagram, që më pas u fshi brenda pak minutash, ai hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj produksionit, duke vënë në dyshim transparencën e votimit.

Sipas tij, fituesi i këtij edicioni ishte i paracaktuar dhe nuk pasqyronte vullnetin real të publikut.

“Kur drejtësia në televizione bëhet sipas interesave dhe jo sipas meritës, atëherë çdo votë e publikut humbet vlerën. Publiku mbështet, voton, investon emocion, por në fund rezultati del i paracaktuar”, shkroi Mateo në Instastory.

Edhe pse reagimi u fshi shpejt, ai u përhap me shpejtësi në rrjet, duke shtuar më tej debatet mbi finalen dhe mënyrën e shpalljes së fituesit.

Mateo shpërthen ndaj produksionit pasi Selin u shpall fituese e

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.