E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbetjet e naftës derdhen në Vjosë, ambientalistët kërkojnë ndërhyrje
Flash

Mbetjet e naftës derdhen në Vjosë, ambientalistët kërkojnë ndërhyrje

Edhe pse u shpall në datën 13 mars park Kombëtar, lumi Vjosa po përballet me një problematikë shqetësuese për banorët. Ata ndiejnë erën e rëndë të naftës, pasi mbetjet e përpunimit të naftës bruto shkarkohen në përrenjtë e zonës që derdhen në Vjosë.

Në përroin e dekantimit në krahinën e Gorishtit, aty ku supozohet të shkarkohen ujërat e pastër që grumbullon kodra, dhe ujit të filtruar që nxjerrin puset vihet re prezencë e lartë e mbetjeve të naftës. Ambientalisti Niko Dumani, thotë se se kimikatet janë shkatërruese për tokën, bimësinë dhe gjallesa.

Sera e bitumi janë materiale që nuk shpërbëhet dhe amientalisti e konsideon imediate ndërhyrjen

Ligjërisht, përpunimi i naftës, në fazën e dekantimit nuk duhet të shkarkohet në natyrë, por të përpunon në puse, por kjo nuk ndodh në kompaninë naftënxjerrëse të Gorishtit dhe Koculit.

Veç tokave, që gati kanë humbur pjellorinë për shkak të ndotjes nga nafta dhe largimit të banorëve nga zona, kjo situatë rrezikon dhe pasurinë natyrore kombëtare, Lumin Vjosë, e cila has dhe një tjetër problematikë atë të depozitimit të mbetjeve urbane në rrjedhën e saj

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.