Mblidhet Komisioni për Reformën Zgjedhore, caktohen 6 ekspertët nga PS dhe PD
Sot është zhvilluar mbledhja e radhës e Komisionit për Reformën Zgjedhore, ku është vendosur për përbërjen e grupit të ekspertëve që do të asistojnë procesin.
Në përfundim të mbledhjes, palët kanë caktuar nga tre ekspertë secila, përfaqësues të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.
Ekspertët e propozuar nga Partia Socialiste (PS):
• Viktor Gumi
• Elena Xhina
• Dardan Malaj
Ekspertët e propozuar nga Partia Demokratike (PD):
• Altin Kaziaj
• Muharrem Çakaj
• Arjan Madhi
Komisioni për Reformën Zgjedhore pritet të vijojë me shqyrtimin e çështjeve teknike dhe ligjore që lidhen me përmirësimin e kuadrit zgjedhor, ndërsa ekspertët e caktuar do të kenë rol kyç në hartimin e propozimeve konkrete.
Mbledhjet e ardhshme pritet të fokusohen në çështje që lidhen me administrimin e zgjedhjeve, transparencën e financimeve dhe garantimin e standardeve demokratike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



