E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Me 2 mln lekë të vjetra këndonte gjithë Myzeqeja”, Korreshi ironizon Manjën
Lajme

“Me 2 mln lekë të vjetra këndonte gjithë Myzeqeja”, Korreshi ironizon Manjën

“Jam fshatar e dua Luan Xhegun, ti upsi-dupsi”

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, nuk i ka kursyer batutat dhe ironitë në drejtim të qeverisë gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve, teksa foli për koncertin e Kanye West, për të cilin u akorduan 4.3 milionë euro nga fondet publike.

Korreshi iu drejtua me humor edhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, duke e pyetur nëse anëtarëve të opozitës u ishin siguruar bileta për koncertin apo ato ishin vetëm për mazhorancën.

Deputeti demokrat ngriti gjithashtu pyetje se ku kanë përfunduar biletat e aktivitetit dhe si janë ndarë ato, ndërsa vijoi me batuta duke krahasuar preferencat muzikore të tij me ato të kolegëve në qeveri.

BATUTAT NË KOMISION

Saimir Korreshi:
“Pse në nuk na ka lënë partia? Ne nuk na la partia, na i grisi biletat. Po kjo ministria ka sjell ca bileta për ne? Apo ishin vetëm për PS?! Me the ti që nuk ju la partia.”

Ulsi Manja:
“Qejf e ke pasur të shkojë në koncert, thuaja ehe këtë.”

Saimir Korreshi:
“Tani ky ishte kaq i mirë sa e njoha tani që do merrte 4.3 mln euro. Fshatar jam. Unë jam te Luan Zhegu ende. Ti je modern, kërceve upsi-dupsi. Ne duam def.

Si u ndanë këto para? U hap porta, deti, si në 2 korrik. Ku shkuan këto bileta? Nuk e qëllojmë dot.

Atje nga Lushnja duam 2 mln lekë të vjetra, këndon gjithë Myzeqeja. Ça e quajnë atë këngëtarin? Kanye West.”

Debati i shkurtër mes deputetit të opozitës dhe ministrit erdhi në kuadër të diskutimeve për vendimet financiare të qeverisë, ndërsa pagesa prej 4.3 milionë eurosh për koncertin e Kanye West ka shkaktuar më herët edhe reagime politike dhe publike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.