Më 8 korrik seancë në Gjykatën e Lartë për Erion Veliajn

Më datë 8 korrik, në Gjykatën e Lartë do të zhvillohet seanca gjyqësore për Erion Veliajn dhe Elman Abulen.

Lajmi konfirmohet për Publik.al nga korrespondenti ynë  Azis Jata.

Të dy të pandehurit kanë kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tyre.

Veliaj dhe Abule kanë kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.

Për kryebashkiakun Erion Veliaj ka 12 akuza për 4 vepra të rënda penale: Akuza e “Korrupsionit aktiv dhe pasiv i të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Publikuar nga Publik Media