E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tentoi të trafikonte armë drejt Gjermanisë, arrestohet në Rinas
Flash

Tentoi të trafikonte armë drejt Gjermanisë, arrestohet në Rinas

Policia Kufitare në Rinas ka goditur një tjetër rast të tentativës për trafik ndërkombëtar armësh, falë një operacioni të koduar “Tranzit”, të ndërmarrë në kuadër të masave të rritura të sigurisë gjatë fluksit të hyrje-daljeve në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit.

Gjatë kontrollit të valixheve me skaner, efektivët zbuluan një armë zjarri tip pistoletë me municion luftarak, fshehur në bagazhin e një pasagjeri që po largohej drejt Gjermanisë. Shtetasi u ndalua menjëherë dhe u arrestua në flagrancë.

Në pranga ka rënë shtetasi A. Q., me origjinë shqiptare dhe nënshtetësi kanadeze, banues në Kanada, i cili sipas autoriteteve po përpiqej të trafikonte armën përmes linjave të fluturimit komercial.

Operacioni është finalizuar nga Policia Kufitare e Pikës së Kalimit Kufitar Rinas, në bashkëpunim me strukturat e sigurisë së aeroportit, si pjesë e kontrolleve të bazuara në analizën e riskut dhe inteligjencën policore.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndërkohë që ndaj shtetasit A.Q. rëndon akuza për “Trafikim të armëve dhe municionit”.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbuluar nëse ky rast është pjesë e një rrjeti më të gjerë trafikimi armësh që kalojnë tranzit përmes Shqipërisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.