E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Me armë dhe drogë me vete, arrestohen 3 persona në Durrës
Lajme

Me armë dhe drogë me vete, arrestohen 3 persona në Durrës

Policia e Durrësit ka goditur dy raste të tjera të posedimit të paligjshëm të armëve, duke vënë në pranga tre persona gjatë një operacioni të koduar “Kalibri”.

Si rezultat i këtij aksioni, uniformat blu sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, një granatë mbrojtëse dhe lëndë të dyshuar narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Komisariati i Policisë Shijak, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale. Veprimet u ndërmorën pas intensifikimit të kontrolleve dhe punës operative për identifikimin e personave që mbajnë ose tregtojnë armë zjarri, duke paraqitur rrezik për sigurinë publike.

Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit L.D. dhe A.M., banues në Lezhë. Ata u ndaluan teksa po lëviznin me automjet në hyrje të qytetit të Durrësit. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se po transportonin një armë zjarri pistoletë me dy krehra dhe fishekë, me qëllim shitjen e saj.

Gjatë kontrollit, arma dhe municioni u gjetën në çantën e pasagjerit, shtetasit L.D. Po ashtu, atij iu sekuestrua edhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Në një rast tjetër, policia arrestoi shtetasin D.T. pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Shtrazë të Shijakut. Aty u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, një granatë mbrojtëse me ndezës të montuar, një krehër arme si dhe qindra fishekë luftarakë, të cilët mbaheshin pa leje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për vijimin e veprimeve hetimore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.