Më datë 23 korrik, seanca e fundit e parlamentit
Të jemi të gjithë prezentë
Protestuesit marshuan rrugëve të Tiranës ditën e 42-të teksa u ndalën edhe para parlamentit.
Njëri prej aktivistëve, Visuar Dalipi tha me megafon se në datë 23 korrik është seanca e fundit plenare dhe i bëri thirrje gjithë protestuesve të jenë prezent aty para parlament për një protestë tjetër para parlamentit.
Kujtojmë se protesta e fundit para parlamentit pati trazira dhe dhunë të theksuar ndaj protestuesve, çka çoi edhe në arrestimin apo shoqërimin e shumë prej tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


