E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Më jep 60 mijë lekë, të nxjerr makinën’, arrestohet polici në Durrës
Lajme

‘Më jep 60 mijë lekë, të nxjerr makinën’, arrestohet polici në Durrës

Një punonjës policie është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) në Durrës me akuzën e korrupsionit. Polici i kërkoi një shumë prej 60 mijë lekësh të reja një qytetari për të nxjerrë automjetin nga pika e bllokimit dhe për të shmangur vendosjen e masës administrative.

Sipas njoftimit të AMP, arrestimi u realizua në bashkëpunim me SPAK, dhe gjatë operacionit u sekuestruan paratë e futur brenda një zarfi, të cilat do të shërbejnë si provë materiale.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë), në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë G. H., me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, parashikuar në nenin 259 të Kodit Penal”, thuhet në njoftim.

Arrestimi u realizua pas veprimeve me metoda speciale të hetimit, ku u provua se polici, duke shfrytëzuar funksionin e tij, i kishte kërkuar dhe marrë shtetasit E.S. shumën prej 60,000 lekësh të reja, duke premtuar të mos aplikonte masën administrative dhe të nxirrte automjetin nga pika e bllokimit.

AMP njofton se vijojnë hetimet në bashkëpunim me SPAK për të përcaktuar përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.