“Mega operacion”, bllokohen 5340 palë atlete në doganë
Një tjetër “operacion i madh” është regjistruar në kufijtë shqiptarë. Këtë herë objektivi i aksionit të institucioneve nuk ishte ndonjë rrjet i madh kontrabande apo trafik mallrash me vlerë të jashtëzakonshme, por… atletet.
Drejtoria e Antikontrabandës dhe Drejtoria e Monitorimit, në bashkëpunim me degët doganore në Kakavijë dhe në portin e Durrësit, kanë ndërmarrë një aksion që rezultoi në bllokimin e 5340 palë atleteve të dyshuara për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.

Sipas njoftimit zyrtar, mallrat dyshohet se imitojnë marka të njohura ndërkombëtare dhe për këtë arsye janë ndaluar nga autoritetet doganore për verifikime të mëtejshme.

Bëhet fjalë për produkte që mbajnë emrat e markave luksoze Christian Dior dhe New Balance, të cilat dyshohet se janë përdorur pa autorizimin e pronarëve të markave.

Operacioni u zhvillua në dy pika të rëndësishme hyrëse të vendit: në doganën e Kakavijës dhe në portin e Durrës, ku u identifikuan dhe u sekuestruan ngarkesat me atletet e dyshuara.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



