E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Menaxhimi i Tiranës në përmasa komike,Veliaj jep 300 mijë euro vetëm për 40 vendparkime
Lajme

Menaxhimi i Tiranës në përmasa komike,Veliaj jep 300 mijë euro vetëm për 40 vendparkime

Kur nuk kanë lënë rrugë e lulishte pa ndërtuar, situata me menaxhimin e kryeqytetit po arrin në përmasa komike.

Tirana Parking ka hapur një tender ku kërkohet instalimi i parkingjeve ‘smart’. Një projekt i cili parashikon që në rrugët e Tiranës të vendosen parkingje me struktura metalike dykatëshe të cilat do të akomodojnë dy makina.

Kjo zgjidhje synon ‘të shmangë parkimet dyshe në rrugë’, ndërsa vetëm për instalimin e 40 vendeve do të shpenzohen 300 mijë euro me tvsh.

Pra, kostoja e një vendi parkimi në rrugët e kryeqytetit me këtë projekt kushton 7500 euro. Për të plotësuar të gjithë vendet që janë në dispozicion të parkimit në hapësirat e hapura me një kat shtesë (afërsisht 8 mijë), do të duheshin 60 milion euro. Nëse projekti zbatohet për gjysmën e tyre, do të nevojiteshin 30 milion euro.

Tirana Parking është një agjenci jo-buxhetore që krijon të ardhura nga menaxhimi që i bën hapësirave publike të parkimit, pronë e qytetarëve të Tiranës. Por askush nuk e di nëse ekonomikisht kjo agjenci e përballon mbulimin kostove, pasi për asnjë vit nuk ka të publikuar, buxhetin, pasqyrat financiare dhe raportin e performancës.

Ajo që mund të thuhet me siguri është se jo në të gjitha rastet menaxhimi i hapësirave publike i përgjigjet interesit të qytetarëve. Në zonat më të frekuentuara, vendet e parkimit  pushtohen në masë nga kompani që i rezervojnë dhe kanë mundësi të paguajnë tarifë vjetore, ndërsa qytetarët detyrohen të parkojnë mjetet në vende ku 1 orë kushton mbi 300 lekë.

Në raste të tjera, vendet paguhen nga institucionet publike për titullarët e tyre. Paratë dalin nga xhepat e shqiptarëve dhe po nga xhepi, ata detyrohen të përdorin vendparkimet e shtrenjta private, ndërsa agjencia që mbledh paratë nuk ka asnjë raport llogaridhënie se si i shpenzon ato.

Zgjidhja që po ofrohet është një absurd jo vetëm në aspektin ekonomik, por dhe estetik dhe moral. Nuk mund ta japë këtë zgjidhje, e njëjta administratë që ka firmosur shkatërrimin e qytetit. E njëjta administratë që nuk ka detyruar ndërtuesit që te leja të ndërtojnë parkingje në raport me numrin e banesave, por është bërë palë me privatin për tu pasuruar vetë.

Ganxhat metalike që do të fillojmë të shohim në kryeqytet, do të na kujtojnë se si interesat e lobit të ndërtimit, betonizuan çdo cep të vendit, dhe në vend të pemëve, trotuareve po u instalojnë teknologji kineze, si për të na tallur për herë të fundit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.