Një lajm i mirë 🤝
Sapo kam komunikuar me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit Skënder Hita. I kishte bërë përshtypje postimi për policinë rrugore në Korçë. Së fundmi është firmosur urdhëri për të reduktuar në maksimum patrullat e policisë rrugore, nuk do të ketë më gjoba “se të pashë me sy”, as policë “spiunë” nëpër ferra, as të “të pa shefi aty, ankohu ku të duash”. Do të ketë gjoba të majme për shkeljet e rënda, sidomos ato që kapen me dron dhe radar. Po ashtu, gjoba më të rënda për shoferët e dehur
Emo, do Zoti e bëjnë policinë rrugore se lanë nam duke u fshehur cepave. Na dukej sikur hynim në qark të Iranit e jo të një vendi turistik!
Foto ilustrim / Xhensil Shkembi







