Merret vendimi, Shqipëria në zi për Fatos Nanon
Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen e Zisë Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos, ish-kryeministër, themelues i Partisë Socialiste dhe një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar.
Në shenjë respekti për kontributin e tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, ndërsa në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje mbarëkombëtare.
Sipas vendimit zyrtar, Homazhet dhe Ceremonia Funebre Shtetërore do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve në Tiranë sipas këtij programi:
-
08:30 – 11:00: Homazhe publike
-
11:15 – 11:45: Homazhe shtetërore dhe nderime nga personalitetet e larta të vendit
-
12:05: Ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës
Për organizimin e ceremonisë është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror, nën drejtimin e Kryeministrit, me përfaqësues nga institucionet kryesore të shtetit dhe strukturat e sigurisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



