E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mesazhi i fortë i presidentit të PPE-së: Bëni përpjekje të vërteta për luftën ndaj krimit
Politikë

Mesazhi i fortë i presidentit të PPE-së: Bëni përpjekje të vërteta për luftën ndaj krimit

“Krimi dhe droga janë një nga problemet më të mëdha që pengon rrugëtimin e Shqipërisë në BE”, ka qenë kjo deklarata nga presidenti i PPE-së,Joseph Daul në rrjetin social ‘Twitter’ . Ky status vjen pas situatës së nxehtë të krijuar ditët e fundit në vend, ku ish-ministri Tahiri kërkohet nga prokuroria të arrestohet si i dyshuar për përfshirjen në bandën kriminale të Habilajve

Postimi i tij është rishpërndarë edhe nga kreu i PD-së Lulzim Basha.

  • Postimi i plotë i presidentit të PPE-së:
  • “Krimi dhe droga janë një nga problemet më të mëdha që pengon rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Përpjekjet e vërteta duhet të bëhen për të luftuar këto krime me transparencë të plotë”, tha ai.
  • “Aspirata e Shqipërisë për në Bashkimin Europian do të merret seriozisht vetëm kur të aplikohen sundimi i ligjit, pavarësia e drejtësisë dhe lufta kundër korrupsionit, tha ai”
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.