E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mesazhi i Rubio dhe narcoshteti ynë
Bota

Mesazhi i Rubio dhe narcoshteti ynë

“Një vend që nuk është në gjendje të ndërtojë anije, të prodhojë ilaçe, të kontrollojë imigracionin ose të sigurojë qasje në burimet jetike, nuk mund të mbrojë popullin e tij, nuk mund të mbrojë interesat e tij dhe nuk mund të mbrojë mënyrën e tij të jetesës.” – Sekretari i Shtetit Marco Rubio

Po ne?!

Ne kemi shumë më shumë se kaq

Prodhojmë ankorim për anije ruse të sanksionuara në kohë embargoje.
Sigurisht edhe për ato me ngarkesa mbetjesh kimike dhe toksike

Prodhojmë magazina për ilaçe surrogate në afate skadence nga vende me standard jo BE-USA

Prodhojmë tek-tuk edhe ilaçe nga lënda e parë e prodhinit të drogave sintetike

Prodhojmë imigracion, pasi vijnë nga e gjithë bota emigrantë, banditë, vrasës e trafikantë, sajojmë burgje për kriminelë nga e gjithë bota, siç ia nisëm në Lezhë dhe nuk dihet se ku e bitisim..
Prodhojmë canabis në shifra rekord duke u kthyer në kryeeksportues në Evropë

Jemi kthyer në fuqi narkotike duke u bërë eksportues të dorës së parë të kokainës nga Amerika Latine në Evropë

Prodhojmë korrupsion, aq sa kemi prishur çdo peshore matëse të tij.
E kemi bërë ekonominë të varur nga trafiku i drogës, duke pastruar miliarda euro

Kemi dorëzuar pasuritë jetikë natyrore, si energjia, minierat, pyjet, tokën, ujërat, hidrokarburet, në duar të huaja të pakontrolluara
Kemi lënë asete të sigurisë kombëtare në duar aspak miqësore me Shqipërinë dhe Aleancën ku jemi

Investimet strategjike kryesisht janë në duar të narkobandave vendase dhe të huaja. Në çdonjërin prej tyre është një gangster, si garanci pushteti.
Mbështetje për prodhimin vendas është zeruar dhe jemi kthyer varësi ushqimore, shëndetsore, nga importi.

Eksportojmë me detyrim keqqeverisës rini, duke plakur dhe zbrazur vendin nga vetvetja

Fajtorët kryesorë jemi ne

Aleatët, partnerët, kryesisht USA dhe disa vende miq të kahershëm, kanë bërë shpesh më tepër se ne për vendin tonë.

Bëjmë institucione drejtësie, e ata kthehen në prodhues kryesorë të padrejtësisë

Prodhojmë politikanë antishqiptarë,.shumë më tepër se jomiqtë tanë..
Kemi kthyer Shqipërinë në laborator dhe parcelë të Soros
ShBA ka dhënë mesazhe të forta se çfarë duhet të bëjmë për të qenë partnerët e duhur.

Ende pak kohë mungon kur agjencitë amerikane do të bëjnë raportin e kërkuar nga kongresi amerikan për qeverinë shqiptare dhe trafikun e drogës

Aty flitet kudo me emra.

Aty nuk hiqen emrat as me mik as me euro-dollar-lobim..
Është koha e përballjes !!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.