E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta “lan duart” nga Kryemadhi, ajo kundërsulmon ashpër
Lajme

Meta “lan duart” nga Kryemadhi, ajo kundërsulmon ashpër

Tedi Blushi ‘molla e sherrit’

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vijon seanca në themel për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-deputeten Monika Kryemadhi, ku nuk kanë munguar tensionet dhe përplasjet e drejtpërdrejta mes tyre.

Gjatë seancës, Meta deklaroi se nuk ka asnjë dijeni mbi veprimet apo komunikimet e Kryemadhit, duke theksuar se nuk është i përfshirë në asnjë prej çështjeve që lidhen me emrat e përmendur në dosje. Ai mohoi kategorikisht çdo kontakt apo ndikim ndaj personave të përfshirë, përfshirë edhe komunikimet e pretenduara me ta.

“Nuk ekziston asnjëlloj ndikimi për Adrian Shatkun. As për askënd tjetër. Asnjë SMS për Monika Kryemadhin, Piro Xhixhon. Edhe një interes që mund të ishte i ligjshëm. As me Theodhori Çamin, që e ka mbiemrin Çami, po ka therur çamë. Kjo është histori UDB-je, edhe Adrian Shatku duhet të kishte ardhur këtu sapo dëgjoi emrin, se ka ngrënë bukë në shtëpinë time. Adrian Shatku u largua në 1989, e mori UDB-ja, pastaj iku në Amerikë. Kjo është histori UDB-je dhe agjenturash greke. Nuk kam asnjë dijeni për veprimet e Monika Kryemadhit, i di vetë ajo. Ato historitë e mesazheve i di zonja Kryemadhi,” deklaroi ai.

Deklaratat e Metës u kundërshtuan menjëherë nga Kryemadhi, e cila reagoi ashpër, duke e akuzuar se po mbështetet në informacione të pabazuara dhe thashetheme.

“Boll se nuk është ashtu. Me llafet që të sjell Altin Dumani, thashetheme flet këtu. Mos u merr me llafe grash. Akoma merresh me thashethemet e Tedi Blushit?”, u shpreh ajo.

Tensioni në sallë u rrit më tej kur Kryemadhi iu drejtua drejtpërdrejt Tedi Blushit, i pranishëm në seancë, duke shpërthyer në akuza dhe paralajmërime.

“Kam 4 vjet që e dëgjoj dhe e duroj. Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj dot më. Do të t’i lexoj dhe unë mesazhet ty, të marrësh vesh. Me llafet e këtij rrogëtari merresh ti?”, tha Kryemadhi.

Përplasja verbale detyroi ndërhyrjen e trupit gjykues, i cili paralajmëroi palët për ruajtjen e rendit dhe etikës në sallën e gjyqit.

“Do ju nxjerr nga salla e gjyqit. Paralajmërojmë të pandehurën Monika Kryemadhi, nëse e përsërisni, do largoheni nga seanca dhe do gjobiteni,” u shpreh gjykata.

Seanca u shoqërua me tensione të forta, duke reflektuar përplasjet e thella mes palëve në këtë proces gjyqësor me interes të lartë publik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.