E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta sulm frontal ndaj Ramës: Shite bashkinë e Lezhës dhe të Pogradecit tek PD-ja
Lajme

Meta sulm frontal ndaj Ramës: Shite bashkinë e Lezhës dhe të Pogradecit tek PD-ja

Në një takim madhështor ditën e sotme, ish-kreu i LSI-së Ilir Meta zgjodhi Pogradecin për të hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

Duke folur për marrëdhënien me ish-aleatin e tij Rama, Meta u shpreh se ai ka shitur bashkinë e Pogradecit dhe të Lezhës tek PD-ja.

Edhe pse në zgjedhjet lokale të 2015, koalicioni i majtë kishte vendosur që në Bashkinë e Lezhës dhe të Pogradecit të kandidonin përfaqësues të LSI-së, PS-ja punojë kundër tyre në fushatë, dhe për këtë arsye të dyja bashkitë u fituan nga PD-ja.

Ndaj Meta, ftoi të gjithë qytetarët që të marrin hakë ndaj këtyre pabesive, duke votuar masivisht për LSI-në.

“Pogradeci ka hak për të marrë ndaj atyre të pabesëve që e shitën Pogradecin. Le ta dëgjojë Edi Rama që betohet për bashkimin e të majtës.

Nuk ka turp më të madh për ty që e shite Bashkinë e Pogradecit si atë të Lezhës”, tha Meta.

Ndërsa më tej, Meta bëri me dije se për këtë veprim që ka bërë Rama do të marrë ndëshkimin më të madh në zgjedhjet e 25 qershorit.

“Atë pabesi që përjetoi qyteti me atë veprim të shëmtuar imoral të ligë, ta dënojë me votë masive plebishitare. Vendimi është marrë: Lsi forcë e parë.”, -tha Meta. /Publik.live/

Data: 13 Qershor 2017 19:37
Autori: GazetaExpress

  • “Si ta kuptoni nëse fëmija juaj po luan me lojën vdekjeprurëse “Balena Blu”?

    3 MINUTA MË PARË

SKANDALI/ Fushata lë pa martuar administratën e ministrave teknikë!!!

Rama pakënaqësi ndaj Panaritit, Meta ‘gozhdon’ kryeministrin nga Pogradeci

Meta: Dy fëmijët e llastuar i morën partitë gati…dhe i shkatërruan

Sheshi “Skënderbej” jep frytet e para në shëndetin e kryeqytetasve

Të tjera

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.