Në studiot Leavesden në Hertfordshire të Anglisë, pritet të ndërtohet një “mini-qytet” i tërë dedikuar ekskluzivisht për serialin televiziv të ardhshëm të bazuar në librat e famshëm të J.K. Rowling.Kompleksi do të përfshijë një version të ri të rrugës ikonike “Privet Drive”, ambiente të reja të xhirimeve, rrugë, shkolla për aktorët e rinj, një qendër mjekësore dhe hapësira të posaçme për kujdesin ndaj kafshëve që do të përfshihen në serial.Premiera e serialit pritet të ndodhë në vitin 2026, ndërsa kastit do t’i bashkohen emra të rinj në rolet e personazheve të njohur.Ky projekt ambicioz pritet të sjellë një përjetim të ri dhe më të thelluar të botës magjike të “Harry Potter”, duke i dhënë gjeneratave të reja mundësinë ta përjetojnë historinë nga një këndvështrim i freskët
