Mirditë/ Shpërthim në një makinë , plagoset një person

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Mirditë. Personi në fjalë  nuk ka asnjë precedent penale por burime nga policia bëjnë te ditur se Ledovik Syziu, 47 vjeç njihej si problematik në fshatin e tij, gjë për te cilën policia po heton nëse ka patur ndonjë konflikt të kohëve të fundit ndërmjet tij dhe ndonjë banori te zonës.

Në dëshminë e parë të dhënë pasi ka marrë ndihmën mjekësore, Syziu ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni për autorët apo shkaqet, por ndërkohë janë thirrur për t’u marrë në pyetje edhe familjare të tij me qëllimin për të mësuar për ndonjë incident që mund të ketë patur i plagosuri.

Ky shtetas njihet si njeri problematik në fshat si dhe ka një vëlla të zhdukur që prej vitit 1997, i cili është i dyshuar si autor i disa ngjarjeve në vitin e mbrapshtë.

Një shpërthim ka ndodhur në makinën e një shtetasi në orët e para të mëngjesit në Mirditë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:05 në fshatin Malaj, në oborrin e banesës së Ledovik Syziu, i cili sapo ka ndezur automjetin, në pjesën e pasme ka ndodhur një shpërthim.

Për pasojë ai është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Mirditës jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga veprimet e para dyshohet se ka shpërthyer lëndë artizanale.

Njoftimi:

Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:05,  Salla operative e Komisariatit të Policisë Mirditë është njoftuar se në fshatin Malaj, në  oborrin e banesës së shtetasit L.S, në momentin që ky  shtetas ka ndezur automjetin,  në pjesën e pasme të automjetit ka ndodhur një shpërthim.

Për pasojë shtetasi L.S, është dëmtuar  dhe po merr  ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Mirditës jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Nga veprimet e para dyshohet se ka shpërthyer lëndë artizanale.

Nën drejtimin e Prokurorisë Grupi hetimor po vijon intensivisht punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për sigurimin e provave me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Publikuar nga Publik Media