Mirë pallati tek 5 maji u dogj, por nuk i lënë rehat as hajdutët !

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Kur kanë kaluar katër ditë nga zjarri që përfshiu pallatin “Arlis” në Tiranë, banorët e prekur po përballen me një problem të ri, po aq shqetësues sa dëmet e shkaktuara nga flakët, grabitjen e asaj që ka mbetur në banesat e tyre.

Sipas banorëve, në ambientet e godinës së djegur janë vërejtur persona të paautorizuar që futen brenda dhe marrin materiale të riciklueshme, si edhe pjesë të pajisjeve elektro-shtëpiake të mbetura pas zjarrit.

Banorët shprehen të revoltuar për mungesën e sigurisë dhe kërkojnë reagim të menjëhershëm nga Policia e Shtetit, duke kërkuar prani të vazhdueshme në zonë. Ata theksojnë se, përveç dëmeve të mëdha nga zjarri, po u shtohen edhe humbje të tjera për shkak të vjedhjeve.

Sipas tyre, autoritetet duhej të kishin ndërhyrë që në momentet e para, duke izoluar ndërtesën dhe duke mos lejuar hyrjen e personave të paautorizuar, në mënyrë që të mbrohej çdo gjë që kishte mbetur dhe të garantohej siguria.

Publikuar nga Publik Media