E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Misioni u krye’, gjesti i ambasadorit sapo Braho mori avantazhin
Lajme

‘Misioni u krye’, gjesti i ambasadorit sapo Braho mori avantazhin

Zbulohen prapaskenat e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK

Gazetari Eni Ferhati, i cili ndoqi nga afër mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë këtë të enjte, ka zbuluar një episod që nuk u kap nga kamerat gjatë numërimit të votave për kreun e ri të SPAK. Sipas tij, momenti kur u bë e qartë se Klodian Braho ishte fitues, solli një reagim të pazakontë nga korpusi diplomatik.

Ferhati tregoi se fillimi i numërimit dukej i barabartë dhe i tensionuar: votat e para ndaheshin 3 me 3 mes Brahos dhe Adnan Xholit, duke krijuar përshtypjen se gara mund të shkonte drejt një balotazhi. Por situata ndryshoi menjëherë pas votës së gjashtë, kur numrat filluan të anoheshin vetëm në favor të Brahos.

“Pas atij momenti, çdo fletë shkonte për Brahon: 4–3, 5–3, 6–3… dhe kur u bë e qartë se ai po e merrte drejtimin, pashë një skenë të veçantë,” rrëfeu gazetari në emisionin ‘Now’ me Erla Mëhillin.

“S’po e interpretoj, po e them si dëshmitar okular: një nga ambasadorët aty, sapo u kuptua rezultati, i dha shenjë një tjetri thuajse me bërryl, si për t’i treguar se ‘u krye, mbaruam punë’. Ishte një moment i qartë, por jashtë fokusit të kamerave.”

Në sallën e KLP-së ndodheshin ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, e ngarkuara me punë e SHBA-ve, Nancy Vanhorn, ambasadori britanik Nick Abbott dhe ai holandez Reinout Vos. Përveç tyre, procesi u ndoq edhe nga përfaqësues diplomatikë të Italisë, Francës, Austrisë, Hungarisë, Slovenisë dhe Rumanisë.

Ky prani masive e trupit diplomatik dhe reagimet e vëna re gjatë votimit theksojnë edhe një herë interesin e veçantë ndërkombëtar për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.