E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Misteret e vrasjes së biznesmenit italian në Tepelenë
Lajme

Misteret e vrasjes së biznesmenit italian në Tepelenë

Media italiane Corriere della Sera ka zbuluar detaje të reja mbi vrasjen misterioze të biznesmenit 44-vjeçar Edoardo Sarchi, e cila ndodhi të shtunën e kaluar në fshatin Salari të Tepelenës.

Sipas raportimeve të Corriere, ngjarja tronditëse ka përfshirë sipërmarrësin e ndërtimit nga Cunardo, në provincën e Varesës, i cili prej kohësh jetonte në Shqipëri. Vendbanimi i tij ishte një zonë me zhvillim të madh urbanistik dhe imobiliar, ndërsa Shqipëria është edhe vendlindja e gruas së tij, e cila mbetet pjesëmarrëse në biznesin e tij.

Në lidhje me vdekjen e tij, raportohet se ka pasur një heshtje të thellë lokale dhe një përpjekje për të krijuar konfuzion. Ndryshe nga shumë vrasje të tjera, Sarchi nuk u qëllua me armë zjarri, por u rrah brutalisht me shkop në kokë. Personi që kërkohet nga policia për ngjarjen nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me vrasjen.

Tre persona që shoqëronin Sarchin atë mëngjes, të cilët ishin shokë biznesi, kanë dhënë versione të ndryshme për ngjarjen. Njëri tha se ishte sulmuar nga një i panjohur me armë në rrugë, ndërsa tjetri përmendi një grindje mes Sarchit dhe një personi tjetër, i cili ndodhej në makinë dhe përfundoi në sulm. Një version tjetër pretendonte se të katërt ishin për gjueti dhe qëllimi i gabuar me armë çoi në vdekjen e biznesmenit, por kjo u përgënjeshtrua pasi nuk u gjetën gëzhoja dhe arma e vrasjes rezultoi të jetë shkopi.

Hetimet mbeten të paqarta, pasi ekspertiza mjeko-ligjore nuk ka dhënë konkluzione të qarta. Funeralet u mbajtën shpejt dhe në mënyrë private, sipas dëshirës së gruas së Sarchit, pa autopsi paraprake apo procedura të detajuara hetimore.

Hetuesit po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që personi në arrati, i kërkuar për vrasje, mbajtje të paligjshme të armëve dhe trafik droge, është objekt i hetimeve. Në banesën e tij janë gjetur pushkë gjuetie dhe fara kanabisi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.