E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Misteri i vrasjes me snajper të Edmond Sulës  në Bërxullë
Lajme

Misteri i vrasjes me snajper të Edmond Sulës në Bërxullë

Edmond (Ali) Sula ekzekutohet sapo mbërriti në banesë

Edmond (Ali) Sula, 50 vjeç, është viktima e atentatit me armë zjarri të ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Bërxullë të Vorës. Mënyra e ekzekutimit ka ngritur dyshime se autori mund të ketë përdorur një armë me precizion të lartë, ndërsa hetuesit po verifikojnë disa pista për motivin e krimit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10, në momentin kur 50-vjeçari ishte kthyer në banesën e tij. Sipas të dhënave paraprake, Sula kishte parkuar automjetin dhe po ecte drejt derës së shtëpisë, kur është qëlluar me armë zjarri.
Një plumb e ka goditur në shpinë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendngjarje.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori dyshohet të ketë qëlluar nga një distancë prej rreth 50 metrash, nga një zonë fushore përballë banesës së viktimës.

Mënyra e ekzekutimit ka ngritur dyshime të forta te hetuesit se për atentatin mund të jetë përdorur një armë me precizion të lartë, si pushkë me dylbi apo snajper. Kjo pistë mbetet objekt i ekspertizave balistike dhe hetimeve në vijim.
Pas krimit, autori dyshohet se është larguar me automjet. Policia ka nisur kontrolle në zonë, ndërsa po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë për të rindërtuar itinerarin e mundshëm të autorit para dhe pas atentatit.

Edmond (Ali) Sula njihej si person me ndikim në zonën ku banonte dhe merrej me aktivitet në fushën e shitblerjes së pronave. Pikërisht konfliktet e mundshme për çështje pronësie janë një nga pistat që po hetohen për motivin e ekzekutimit.
Megjithatë, grupi hetimor nuk përjashton as konflikte të tjera të mëparshme. Sipas burimeve, 50-vjeçari zhvillonte takime të shpeshta me persona të ndryshëm në lagjen ku jetonte, ndërsa hetuesit po punojnë për të rindërtuar kontaktet dhe lëvizjet e tij të fundit.
Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e motivit të atentatit që i mori jetën Edmond (Ali) Sulës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.