E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Misteri i zhdukjes së biznesmenit 52-vjeçar, Gentian Keta
Flash

Misteri i zhdukjes së biznesmenit 52-vjeçar, Gentian Keta

prej muajsh pa asnjë gjurmë

Familja apelon për ndihmë, motra i drejtohet Prokurorisë: Kush e ka parë, të na kontaktojë

Mister vijon të mbetet zhdukja e 52-vjeçarit Gentian Keta, për të cilin familjarët deklarojnë se prej disa muajsh nuk kanë asnjë informacion të saktë mbi vendndodhjen e tij.

Familja e 52-vjeçarit ka ngritur alarmin dhe kërkon ndihmën e qytetarëve, me shpresën se dikush mund ta ketë parë apo të disponojë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij.

Motra e Gentianit, Lindita, ka bërë publik shqetësimin e familjes, ndërsa thotë se rasti është referuar pranë institucioneve përkatëse. Sipas saj, familjarët i janë drejtuar edhe Prokurorisë me një kërkesë zyrtare, në pritje të veprimeve për zbardhjen e zhdukjes së 52-vjeçarit.

Një nga të paktat të dhëna që familja disponon lidhet me dëshminë e një personi të njohur, i cili pretendon se e ka parë Gentian Ketën në zonën e Rrugës së Panorama në Tiranë, gjatë muajve nëntor-dhjetor 2025.

Megjithatë, që prej asaj kohe nuk ka të dhëna të tjera konkrete për lëvizjet apo vendndodhjen e tij.

“Ky është Gentiani, vëllai im. Nuk kemi informacion të saktë se ku ndodhet. Një i afërm më tha që e ka parë në Tiranë. Kush të ketë informacion, të na lajmërojë. Uroj që edhe Prokuroria, me këtë publikim, të vihet në lëvizje”, shkruan motra e 52-vjeçarit në apelin e saj.

Zhdukja prej disa muajsh dhe mungesa e informacioneve kanë shtuar shqetësimin e familjarëve, të cilët kërkojnë që autoritetet të intensifikojnë veprimet për lokalizimin e Gentian Ketës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Familja u bën thirrje të gjithë qytetarëve që mund ta kenë parë 52-vjeçarin apo që disponojnë informacion të vlefshëm për vendndodhjen e tij, të kontaktojnë familjarët ose autoritetet përkatëse.

Numri i kontaktit i vendosur në dispozicion nga familja është: +355 69 460 3056.

Çdo informacion, sado i parëndësishëm të duket, mund të ndihmojë në zbardhjen e misterit të zhdukjes së Gentian Ke

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.