Mjeku i njohur Ilir Allkja zbulon sëmundjen e kryeministrit Rama
Kur pushteti zgjat pa kufij, rreziku nuk është vetëm politik, por edhe psikologjik. Mjeku Ilir Allkja sjell në vëmendje një fenomen të studiuar prej vitesh në botë, të njohur si Sindroma Hubris, një gjendje që prek drejtuesit e mbërthyer për një kohë të gjatë pas pushtetit. Sipas studiuesve, kjo sindromë shoqërohet me humbjen e kontaktit me realitetin, bindjen se udhëheqësi nuk gabon kurrë dhe përbuzjen ndaj çdo kritike. Edhe pse nuk klasifikohet si sëmundje psikiatrike, ajo konsiderohet gjerësisht si “sëmundja e pushtetit”. Më poshtë, Dr. Ilir Allkja shpjegon simptomat, pasojat dhe mënyrat se si shoqëritë demokratike mund ta parandalojnë këtë fenomen.
Sindroma Hubris
Sindroma e arrogancës (nga greqishtja e vjetër hybris – arrogancë) është një çrregullim i sjelljes që prek njerëzit të cilët mbajnë pushtet absolut për një kohë të gjatë.
Për herë të parë u formulua si sindromë nga ish-Ministri i Jashtëm britanik dhe mjeku David Owen, së bashku me psikiatrin Jonathan Davidson.
Ajo nuk klasifikohet zyrtarisht si një sëmundje psikiatriqe në manualet mjekësore (si DSM-5), por shihet si një “sëmundje e pushtetit”
Simptomat kryesore
Owen dhe Davidson listuan 14 simptoma specifike. Ndër më kryesoret janë:
1. Humbja e realitetit: Izolimi progresiv nga bota reale dhe rrethimi vetëm me njerëz që u thonë “po” për çdo gjë (yes-men).
2. Besimi i fortë tek vetja: Një bindje e palëkundur se çdo vendim i tyre është i drejtë dhe se nuk mund të gabojnë kurrë.
3. Përbuzja për të tjerët: Shikimi i bashkëpunëtorëve por edhe i kritikëve ose kundërshtarëve si të paaftë ose inferiorë.
4. Flasin në vetën e parë të shumës (Nosizmi): Përdorimi i “Ne” (Ashtu si mbretërit) ose referimi ndaj vetes në vetën e tretë nëpër fjalime (ata).
5- Pasioni për imazhin: Shqetësimi të tepruar për mënyrën se si duken në publik dhe si i prezanton media
1. Përgjegjësia vetëm para “Historisë”: Bindja se ata nuk duhet t’i japin llogari popullit, gjykatës apo opinionit publik aktual, por vetëm “Historisë” ose “Zotit”.
2. Pakujdesia dhe nxitimi: Marrja e vendimeve të mëdha pa konsulencë, pa parë kostot, e nxitur nga një ndjenjë plotfuqishmërie (Omnipotenca).
… etj, etj
Trajtimi
Nuk ka një ilaç apo terapi mjekësore për këtë sindromë. Megjithatë, ka dy mënyra se si ajo kurohet ose parandalohet:
➡️ ”Kura natyrale” – Humbja e pushtetit: Në momentin që këta njerëz humbasin zgjedhjet, shkarkohen nga detyra apo largohen nga pozicioni, sindroma përgjithësisht zhduket dhe ata i kthehen ngadalë realitetit.
➡️ Mekanizmat institucionalë (Parandalimi): Mënyra më e mirë për ta luftuar është kufizimi i mandateve (p.sh. maksimumi dy mandate), kontrolli i fortë nga institucionet e pavarura (Check and Balance) dhe pasja e një opozite apo medie të lirë që u kujton vazhdimisht gabimet.
Shkrimtari i njohur Douglas Adams ka shkruar një frazë që e përmbledh mirë këtë situatë: “Një nga problemet kryesore me qeverisjen është se ata që e bëjnë atë… njerëzit që dëshirojnë më së shumti të sundojnë janë, … janë më të pa aftët për të amvisuar një shtet”.
Përshtatur shkurtimisht nga Ilir Allkja, mjek.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



