Ndeshja mes Fiorentinës dhe Interit shtyhet zyrtarisht. Rreth minutës së 17 të ndeshjes gjatë një ndërprerjeje për momentin për shkak të një kontrolli në VAR, futbollisti i vendasve, Edoardo Bove u rrëzua papritur përtokë për arsye ende të panjohura.
Ende nuk dihet gjendja e futbollistit që u sëmur papritur në fushën e lojës.
Pas ndërprerjes së sfidës nga arbitri Doveri për shkak të rënies së papritur në fushë të futbollistit të ekipit violë, Edoardo Bove, u vendos që sfida të luhet në një moment tjetër.
Kujtojmë që si gjyqtari Doveri, ashtu edhe lojtarëve te të dy skuadrave u panë në lot, ndërsa Bove u dërgua menjëherë në spitalin më të afërt.