E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Monika Kryemadhi ja hodhi sot  Ramës  në Kuvend
Politikë

Monika Kryemadhi ja hodhi sot Ramës në Kuvend

Në komentin e saj të parë, pas votimit tashmë të përfolur, për spikerin e ardhshëm të Kuvendit, zotin Ruçi, kryetarja e Lsi, Kryemadhi, zbuloi një të fshehtë. Ajo kishte informacion që Rama, kishte pikësynim që të kapërcente numurin 78 të votave që ai kontrollon në Kuvend. Madje info të tjera thonë se ai, kërkontë të mbrrinte në nr 84, që është edhe pikësynimi i tij i ardhshëm. Kryemadhi, pamvarsisht faktit nëse kishte ose jo besim te ky votim i fshehtë dhe rrezikut të ndonjë rrjedhjeje nga Grupi i saj Parlamentar, donte të shmangëte akuzat që do të mund të merrte Lsi, që kishte trafikuar vota, nëse do të kapërcehej nr 78. Informacioni që dispononte Kryemadhi u vërtetua, ndërkohë që vendimi i saj politik, për ta mbajtur jashtë votimit Lsi, doli i efektshëm, duke e mbrojtur nga çdo akuzë dhe nga çdo insinuatë. Thuhet se Rama, e ka pritur shumë keq këtë vendim politik të Kryemadhit, sepse votat e siguruara në Pd, ndoshta kishte plan tja faturonte Lsi-së, për të fshehur blerjet e bëra në Pd.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.