E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Monika Kryemadhi ‘paralajmëron’ Jul Dedën para dyerve të SPAK
Lajme

Monika Kryemadhi ‘paralajmëron’ Jul Dedën para dyerve të SPAK

“Mos e kruaj shume”

Ish-kryetarja e LSI dhe ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme dhe SPAK, ku po zhvillohet procesi ndaj saj dhe ish-bashkëshortit Ilir Meta, për çështjen e lobimit të ish-LSI në Shtetet e Bashkuara.

Teksa hynte në ambientet e SPAK-GJKKO, Kryemadhi u përshëndet me gazetarë dhe figura publike që prisnin jashtë, duke shkëmbyer batuta dhe humor. Mes tyre ishte edhe aktori Julian Deda, i cili pati një bisedë gazmore me Kryemadhin para se ajo të hynte brenda.

Deda i tha Kryemadhit se po e priste atë para Gjykatës dhe se mendonte se arsyeja lidhej me Ilir Metën, gjë që shkaktoi të dy të qeshura. Monika Kryemadhi e paralajmëroi aktorin me humor, duke i thënë: “të mos e kruaj shumë”, ndërsa më pas vazhdoi me shaka të tjera.

Dialogu i tyre i plotë:

Monika Kryemadhi: Ku e ke napolonin, tak-tak-tak…

Jul Deda: Ty po të prisja… Monika…

Monika Kryemadhi: Po ti c’ne?

Jul Deda: Më thirrën dhe mua, por se di pse… Për Ilirin… (qeshin)

Monika Kryemadhi: Dëgjo, vetëm shumë mos e kruaj se…

Jul Deda: Jo nuk thash gjë… hiç, hiç.

Monika Kryemadhi: Unë do bëj ndërtim pa leje këtu (në SPAK), do marrë zyrë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.