E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Mos më thuaj mua e dashur”, plas sherri mes Vokshit dhe Gjiknurit
Lajme

“Mos më thuaj mua e dashur”, plas sherri mes Vokshit dhe Gjiknurit

Mbledhja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore është shoqëruar me tensione dhe përplasje të forta mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës. Në qendër të debatit ishte kërkesa e opozitës për praninë në sallë të kreut të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Diskutimet u përshkallëzuan gjatë ndërhyrjes së bashkëkryetarit të komisionit, Damian Gjiknuri, i cili në një moment debati me deputeten demokrate Albana Vokshi përdori termin “e dashur”, çka solli reagimin e menjëhershëm dhe të ashpër të kësaj të fundit.

Debati mes tyre vijoi me tone të larta, ndërsa të dy palët shkëmbyen replika të drejtpërdrejta:

DEBATI

Gjiknuri: Duro, jeta nuk është bardh e zi e dashur!

Vokshi: Mos më thuaj mua e dashur ti. Mos më thuaj mua ashtu, e dashur. Jam anëtare e komisionit

Gjiknuri: Po çfarë të them? E nderuar, zonjë, për ta bërë jetën me ngjyra

Vokshi: Mos u merr me jetën time personale.

Gjiknuri: S’po merrem me jetën personale.

Vokshi: Këto janë batutat të kota.

Gjiknuri: Batuta, që të shtensionojë. Mos të ngatërrojmë rolet. Ç’punë kam me drejtorët e rretheve unë? Policia është organ i centralizuar. E mira do të ishte që të ishte drejtori i policisë këtu. Mirë dakord, të mbaroj unë. Pse mërziteni?! Doni të vijë ai? Mirë pra, të bëjmë kërkesë.

Përplasja mes anëtarëve të komisionit nxori në pah edhe njëherë klimën e tensionuar politike që shoqëron diskutimet për reformën zgjedhore, ndërsa kërkesa për praninë e drejtuesve të Policisë së Shtetit mbetet një nga pikat kryesore të debatit mes palëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.