E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Na bëni gjyqtarë Apeli
Lajme

Na bëni gjyqtarë Apeli

Kërkesa nga vetingu, emrat…

Kolegji ka hallin e tij. Drejtësia ka mëkatet e saj.

Rikthet kërkesa e anëtarëve të Kolegjit të Posaçëm drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqsor, por edhe ambasadsve asa amerikane dhe delegacionit të BE si dhe Komisionit të Monitorimit për ti rikthyer gjyqtarë pas 17 qershorit 2026, kur u mbaron edhe mandati, natyrisht ata duhet të rivlerësohen edhe vetë. Për këtë tashmë filtri kalon nga Struktura e Posaçme. Kusuret nuk janë të pakta. Ka vite pritje e vende bosh. Ka stoqe dosjesh me dhjetërs mijëra. Vetëm në Apelin e Tiranës janë mbi 50 mijë të tilla. Karriket ruhen për ofiqarët e Kolegjit sepse bindja w tyre duhet shpërblyer. Natyrisht ata duhet të gjenden në.profesion. ndoshta vetingu i tyre do të nxjerrë mjaftueshëm kusure për të mësuar se sa janë ndryshuar në detyrst e tyre si kontrollorë prokurorësh e gjyqtarësh. Në.një situatë të tillë eshte edhe Struktura e Posaçme ku mandatet janë holluar drejt mbarimit. E sërish këtu nis varësia e re kontrolluese e pushtetit dhe qeverisë..

Pjesë nga letra e dërguar me 17 mard 2026
..
Të nderuar

Nëpërmjet kësaj kërkese, Gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i shprehin Këshillit të Lartë Gjyqsor, vullnetin e tyre, për të ushtruar të drejtën e emërinit si gjyqtar Apeli, në përfundim të mandatit të tyre me 17 qershor 2026.

Neni 166 pika 6 e ligjit nr 96/2016, për Statusin e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar përcakton…Anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelit, emërohwt si gjyqtar në nivel Apeli, në përfundim të mandatve përveç rasteve kur në adresë të tij ka masë.disiplinore gjatë ushtrimit të detyrës…

Në përfundim të kësaj shkrese 5 firmëtarët e Kolegjit të Posaçëm kërkojnë nisjen e procedurave për emërimet e tyre në gjykatë nivel Apeli..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.