Nami në rrjet, Hati në një romancë Dijonis Bibën?
Publikimet e fundit në rrjetet sociale kanë rikthyer në vëmendje jetën personale të Hatit, këtë herë të lidhur me fituesin e një reality show.
Diskutimet nisën pasi Hati ndau një video gjatë një prezantimi produktesh në një ambient luksoz mbi një liqen në Itali. Pamjet shfaqin një sfond me vila historike dhe një mjedis të kuruar deri në detaj, që tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
Pak më vonë, në profilin e Dijonisit u publikuan imazhe nga një vend me karakteristika pothuajse identike. Ngjashmëria e ambientit, së bashku me kohën e publikimeve, ka nxitur dyshime se të dy mund të kenë qenë në të njëjtin destinacion.
Këto detaje kanë bërë që emrat e tyre të përmenden gjerësisht gjatë fundjavës në rrjet, ku komentuesit kanë aluduar për një lidhje të mundshme mes tyre.
Megjithatë, deri në këtë moment, as Hati dhe as Dijonisi nuk kanë reaguar publikisht për të konfirmuar apo mohuar këto zëra.
Kujtojmë se Hati ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes gjatë vitit të fundit, veçanërisht pas ndarjes nga ish-partneri i saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





