Nano sms Edi Ramës për 26 vjetorin e PS-së : Jam i bindur tek fitorja
Fatos Nano i shkruan Edi Ramës për 26 vjetorin e PS-së dhe zgjedhjet: Jam i bindur tek fitorja

Ish- kreu i PS-së Fatos Nano i ka dërguar një mesazh urimi kryeministrit Edi Rama dhe sekretarit të Përgjithshëm, Gramoz Ruçi më rastin e 26 vjetorit të themelimit të partisë.
Nano shkruan se është i bindur në fitoren e PS-së dhe se shqiptarët do ia japin timon e qeverisë Edi Ramës.
SMS NGA FATOS NANO:
Te dashur Edi e Gramoz!
Uroj nepermjet jush, gjithe socialistet anembane Shqiperise per 26 vjetorin e familjes sone te patjetersueshme! Jam i bindur se fitorja e PSSH ne zgjedhjet e 25 qershorit do garantoje Rilindjen e pakthyeshme te Shqiperise Europiane, pa deformimet e pseudoaleancave te deridjeshme!
Ky eshte destini dhe destinacioni yne i perbashket, prandaj kam shume besim se cdo shqiptar i arsyeshem do te vendose qe ne kete udhekryq historik, timonin e qeverisjes se ketij vendi ta besoje ne duart tona!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



