E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nard Ndoka kërkesë për largim nga grupi parlamentar i PD-së. Po Vangjel Dule?
Politikë

Nard Ndoka kërkesë për largim nga grupi parlamentar i PD-së. Po Vangjel Dule?

Deputeti Nard Ndoka ka bërë kërkesë që të largohet nga grupi parlamentar i PD-së. Lajmin e bëjnë të ditur burime të “Panoramës” pranë deputetit.

Ndoka, i cili u përfshi në marrëveshjen e Bashës me aleatët është shprehur i pakënaqur me kursin e kreut të PD-së dhe me marrëveshjen me Ramën.

Ai madje e ka kritikuar Bashën edhe sot përmes një shkrimi në faqen e tij në Fb, se Basha punon për marrëveshjen me Ramën dhe jo kauzat e vërteta të opozitës. Ndërkohë nuk dihet nëse ky akt i Ndokës do të pasohet edhe nga largimi i Vangjel Dules, i cili doli deputet po përmes listës së PD-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.