Nate tmerri për lojtarin e Romës, grabitësit i marrin peng familjen
Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollistin e Romës, Neil Aynaoui, i cili ka përjetuar momente tmerri brenda banesës së tij, ku persona të armatosur hynë me forcë gjatë natës.
Sipas raportimeve, gjashtë persona të maskuar dhe të veshur me të zeza kanë depërtuar në banesën e tij në zonën e Castel Fusanos, pasi kanë thyer një nga dritaret dhe kanë shkulur kangjellat për të hyrë brenda.
Pasi hynë në shtëpi, autorët kanë neutralizuar familjarët, duke i mbyllur në një dhomë futbollistin, nënën e tij, partneren, si dhe vëllain me partneren e tij.
Më pas, ata kanë grabitur sende me vlerë, përfshirë bizhuteri me vlerë rreth 10 mijë euro, një orë luksoze Rolex dhe çanta të markave të njohura.
Pas ngjarjes, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



