E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërtoi pa leje, arrest shtëpie për punonjësin e Policisë Sarandë
Lajme

Ndërtoi pa leje, arrest shtëpie për punonjësin e Policisë Sarandë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar zhvillime të reja në hetimin ndaj ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Ajdin Islamaj, i cili më parë ka ushtruar detyrën si Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Sipas burimeve zyrtare, në një pronë të regjistruar në emër të babait të tij, ku vetë Islamaj rezulton rezident, janë konstatuar ndërtime të paligjshme. Konkretisht, bëhet fjalë për shtimin e një kati mbi një godinë ekzistuese dykatëshe, si dhe ndërhyrje të tjera strukturore që synonin përshtatjen e objektit për aktivitet akomodues, të ngjashëm me hotelerinë.

Ekspertiza teknike e administruar në kuadër të hetimeve ka konfirmuar se ndërhyrjet përbëjnë ndërtim të ri sipas legjislacionit në fuqi dhe për realizimin e tyre kërkohej pajisje me leje ndërtimi. Megjithatë, nga verifikimet e kryera nuk rezulton që një leje e tillë të jetë miratuar nga autoritetet përkatëse.

Sipas të dhënave hetimore, sipërfaqja e ndërtuar në kundërshtim me ligjin arrin minimalisht 159 metra katrorë dhe aktualisht përdoret për qëllime akomodimi.

Analiza e pamjeve satelitore ka ndihmuar në përcaktimin e kohës së kryerjes së punimeve, të cilat dyshohet se janë realizuar gjatë vitit 2025, periudhë kur Islamaj ishte në detyrë dhe mbulonte zonën përkatëse.

Hetimet po zhvillohen nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës dhe synojnë zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e çdo personi të përfshirë dhe dokumentimin e përgjegjësive penale.

Në vijim të procedurave, mbrëmjen e së enjtes është ushtruar kontroll në banesën e ish-oficerit, ku me vendim të prokurorisë janë sekuestruar telefonat celularë, të cilët pritet t’i nënshtrohen ekspertimit për prova të mëtejshme.

AMP thekson se respektimi i ligjit është detyrim themelor për çdo punonjës të policisë dhe çdo devijim nga ky standard cenon drejtpërdrejt besimin e qytetarëve tek institucionet e zbatimit të ligjit. Institucioni garanton se do të vijojë të godasë çdo formë paligjshmërie, pa asnjë përjashtim, duke mbrojtur integritetin e uniformës dhe barazinë përpara ligjit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.