Ndryshime në Policinë e Shtetit, zbardhen emërimet e reja
Të tjera lëvizje janë bërë në radhët e Policisë së Shtetit, me vendime të firmosura nga drejtori i ri, Skënder Hita, në kuadër të riorganizimit të strukturave drejtuese.
Sipas këtyre ndryshimeve, Florjan Rrasa është emëruar Drejtor për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ky është një ndër pozicionet më të rëndësishme në strukturë, pasi lidhet drejtpërdrejt me hetimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale që prekin ekonominë dhe financat në nivel kombëtar.
Paralelisht, Taulant Gjoka është caktuar në detyrën e Zëvendësdrejtorit për Rendin Publik në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, një rol që ka në fokus garantimin e rendit dhe sigurisë në territor.
Këto emërime vijnë në një moment kur pritet një intensifikim i punës në luftën kundër krimit ekonomik dhe forcimi i rendit publik në nivel vendor, si pjesë e reformimit të strukturave policore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



