E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndryshime në Policinë e Shtetit, zbardhen lëvizjet e fundit të Hitës
Lajme

Ndryshime në Policinë e Shtetit, zbardhen lëvizjet e fundit të Hitës

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë të re ndryshimesh në strukturat drejtuese, duke emëruar drejtues të rinj në disa prej drejtorive vendore më të rëndësishme në vend. Lëvizjet vijnë pas përfundimit të proceseve konkurruese për drejtues qarku, si dhe në kuadër të riorganizimit të brendshëm të institucionit.

Në qarkun e Kukësit, drejtimin e Drejtorisë Vendore të Policisë e merr Ardrit Elmazi, i cili është shpallur fitues në garën përkatëse. Ndërkohë, në Shkodër, drejtuesi i ri i policisë vendore do të jetë Dashamir Spaho, gjithashtu i dalë fitues nga procesi konkurrues.

Një tjetër emërim i rëndësishëm është ai i Xhevahir Karajt, i cili do të drejtojë Drejtorinë Vendore të Policisë në Dibër, pas përzgjedhjes si fitues në konkurrimin për drejtues qarku.

Ndërkohë, në të njëjtin qark, Armir Gjikolaj, i cili mbante më parë postin e drejtorit vendor, është larguar nga detyra me kërkesën e tij dhe është caktuar në një funksion të ri si Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve.

Riorganizimi prek edhe nivele të tjera të strukturës policore. Idris Daulle është emëruar zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, duke marrë një rol kyç në menaxhimin e rendit dhe sigurisë.

Në qarkun e Shkodrës janë bërë gjithashtu disa ndryshime në nivel komisariatesh. Erion Duma është caktuar shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, ndërsa Klodjan Çeka merr drejtimin e Komisariatit të Policisë në Malësi të Madhe.

Ndërkohë, në qarkun e Lezhës, Sokol Myrta është emëruar shef i Komisariatit të Policisë Mirditë, duke plotësuar kështu kuadrin e ri drejtues në këtë zonë.

Këto lëvizje konsiderohen pjesë e një strategjie më të gjerë për forcimin e strukturave drejtuese dhe rritjen e eficiencës në Policinë e Shtetit, me synim përmirësimin e rendit publik dhe sigurisë në të gjithë territorin e vendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.